Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se nëse Basha hyn në zgjedhje me kushtet e Ramës është i pushkatuar politikisht.
Duka: Nuk mendoj se ka vullnet për të hyrë në zgjedhje sepse ky proces është i padrejtë. Nuk besoj se mund të ketë forcë që të na diktojë të hyjmë në zgjedhje. KY do jetë gabimi më i madh i opozitës, nëse Lul Basha dhe opozita hyjnë në zgjedhje me kondicionet që i vë Rama pa bërë asnjë lloj ndryshimi në bazë dhe reformë zgjedhore, atëherë politikisht janë të mbaruar, të pushkatuar.