BallinaSportSpektakolare/Franca bën rikthim sensacional ndaj Belgjikës, kalon në finale me Spanjën

Spektakolare/Franca bën rikthim sensacional ndaj Belgjikës, kalon në finale me Spanjën

spot_img

Franca ka arritur të bëjë rikthim sensacional ndaj Belgjikës, ku edhe pse ishte duke humbur me dy gola, në fund fitoi me rezultatin 3-2, për të kaluar në finale të Ligës së Kombeve, ku e pret Spanja.

Belgët ishin më të rrezikshëm dhe më konkretë në rastet e tyre, sidomos në minutat e fundit në pjesën e parë

Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e katërt, kur Hugo Lloris bëri pritje të madhe, duke ndalur gjuajtjen e Kevin de Bruyne. Rezultati u zhbllokua në minutën e 37-të, kur Yannik Carrasco shënoi të parin.

Kur pritej reagimi i Francës, ishin belgët që shënuan për 2-0 pas një aksioni të bukur mes De Bruyne e Romelu Lukaku, ku ky i fundit shënoi.

Belgjika shkoi në pushim me një avantazh të mirë, por pjesa e dytë tregoi diçka tjetër.

Me të filluar pjesa e dytë, Franca u fut në lojë tejet e vendosur.

Ndeshja u hap me Karim Benzeman që shënoi në minutën e 62-të , pas një lëvizje të bukur në zonë. Pas golit të shënuar francezët u hodhën edhe më shumë në sulm për të barazuar. Në minutën e 68-të, Franca fitoi penallti me Antoine Greizmann.

Nga pika e bardh gjuajti Kylian Mbappe që shënoi për 2-2. Lukaku shënoi në minutën e 88-të, por që VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Kur pritej që ndeshja të shkonte në shtesë, Theo Hernandez, që debutoi me fanellën e gjelave në këtë ndeshje, lëshoi një goditje të fuqishme për të mposhtur Courtois për 3-2. Me këtë fitore Franca kalon në finale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular