BallinaAktualitetJashtë BE dhe SHBA kush cënon zgjedhjet, Strazimiri: Rama, Kryeministri i vetëm...

Jashtë BE dhe SHBA kush cënon zgjedhjet, Strazimiri: Rama, Kryeministri i vetëm në botë që flet në emër të SHBA

spot_img
spot_img

Teksa mazhoranca vazhdon e pashqetësuar rrugëtimin e  saj drejt zgjedhjeve vendore dhe Rama ka parajmëruar se kush cënon zgjedhjet nuk do të mund të shkelë në BE dhe SHBA, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri thotë se Kryeministri jonë është i vetmi në botë që flet në emër të SHBA-së.

Strazimiri: Ka folur në emër të euroatlantikëve? Kur vjen fundi  gjithmonë bëhen qesharakë. Ua tha se nuk e ka nga xhepi i tij? Unë di që në emër të SHBA-ve nuk flet asnjë Kryeministër i botës, ky i joni fliska.

I ftuar në RTV Ora, Strazimiri tha se zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë dhe se do ti pengojnë me të gjitha mënyrat.

Strazimiri: Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri në këtë vend të dënojnë edhe me burgim të përjetshëm apo të nxjerr të pafajshëm , apo nuk të merr fare në pyetje si Niçen dhe Gjushin. Këtë do ta ndryshojmë. 30 qershor, farsa e këtij njeriu që flet në emër të SHBA, bën dhe zhbën procese gjyqësore, ky që dënon apo nxjerr të pafajshëm njerëz, ky nuk do ta ketë të gjatë. Ne jemi të vendosur të mos ketë më monizëm në këtë vend. E kemi provuar 46 vjet, nuk e hamë më. Do ti pengojmë në të gjitha mënyrat zgjedhjet që nuk janë demokratike.

Për ndërkombëtarët që nuk mbështesin shkatërrimin e procesit zgjedhor, ai ka këtë koment:

Strazimiri: Ne u themi se nuk do të ketë zgjedhje. Gazi lotsjellës është dhunë, turmat edhe mund të bëjnë dhunë, shteti jo kurrë, është i detyruar të zbatojë ligjin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular