BallinaKronikePlagosje e dyfishtë në Tiranë, policia jep detaje! Ja gjendja shëndetësore e...

Plagosje e dyfishtë në Tiranë, policia jep detaje! Ja gjendja shëndetësore e të rinjve

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me plagosjen e dyfishtë të shënuar pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur në kryqësimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

Të plagosur kanë mbetur një 27-vjeçar me iniciale A.N. dhe një 25-vjeçar me iniciale Xh.V. të cilët aktualisht ndodhen në spital.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e plagosjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular