Agjencia Europian e Mbrojtjes së Kufijve Frontex nga dita e sotme ka nisur patrullime për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë.
E krijuar nga BE-ja si forcë mbështetëse për policitë e vendeve anëtare me qëllim koordinimin sa më të mirë të punës dhe dërgimin e njësive mbështetëse, FRONTEX ka për mision të saj ruajtjen e kufijve të unionit.
Ardhja e këtij misioni në Shqipëri në fakt nuk është arritje, e as plotësim të kushteve të qeverisë së Edi Ramës, por është një dështim total në monitorimin dhe kontrollin e kufijve të Shqipërisë.
Është e kundërta e asaj që Edi Rama mundohet të shesë sot, si një arritje në rrugën drejt BE-së. Në fakt është një dështim i plotë i strukturave shtetërore dhe i Policisë së Shtetit që ka për detyrë mbrojtjen e kufijve.
Frontex ka për mision të tij:
Kontrollin e kufijve
Sekuestrimin e armëve
Sekuestrimin e drogës
Luftë krimit ndërkufitar
Zbulim i dokumenteve false
Bllokim i mallrave kontrabandë
Zbulimi i automjeteve të vjedhura
Zbulimi i trafikantëve të qënieve njerëzore
Këto janë të gjitha detyrat që nuk realizon dot qeveria e Edi Ramës dhe Bashkimi Europian është detyruar që të sjellë në Shqipëri policët e tij, për të kontrolluar kufirin tonë, me qëllim ndalimin e trafiqeve drejt BE-së.