BallinaAktualitetEmrat/Bindjes” nuk i binden. Shkon në 3 numri i kandidatëve që i...

Emrat/Bindjes” nuk i binden. Shkon në 3 numri i kandidatëve që i ikin të partisë së Patozit

spot_img
spot_img

Bindjes Demokratike po i kthehen kandidatët në “të pabindur”. Kur na ndajnë pothuaj 40 ditë nga data e zgjedhjeve ku nuk dihet ne do mbahen apo jo pasi vendi eshte ne nje tension, 3 kandidatë kanë dorëzuar zyrtarisht tërheqjen nga gara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

I pari që u pendua është Dejvis Hebibasi, i cili do të rivalizonte në Skrapar kandidatin e PS Adriatik Mema.

Edhe dy kandidatë të tjerë këtë herë me dëshirën e tyre, Salvador Kaçaj në Lezhë dhe Bledar Sinella për Kavajën, lajmëruan se kanë ndërruar mendje duke iu bashkuar kauzës së opozitës jashtë parlamentare.

“Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale. Rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë dhe jo zgjedhjet fasadë”, shprehet Bledar Sinella, kandidat i Bindjes Demokratike në Kavajë.

“Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë”, ka thënë Salvador Kacaj, kandidat i Bindjes Demokratike në Lezhë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular