Rruga e Llogarasë në Vlorë, një nga rrugët më problematike gjatë sezonit turistik ka pësuar dëmtime të shumta, shkarje të tokës dhe ngushtimet në pika të ndryshme.
Vetëm pak ditë nga hapja e sezonit turistik, në ngjitje të Llogarasa ka kamionë të shumtë të cilët kanë nisur punën për rehabilitimin e këtij segmenti.
“Shpresojmë, edhe pse me vonesë, se nuk është momenti i përshtatshëm ky, mund ta bënin gjatë dimrit… shpresojmë t’i kryejnë sa më shpejt dhe me cilësi” – shprehet njëri prej tyre për TV Klan.
Në sezonet e kaluara këtu ka patur bllokim të qarkullimi për disa orë, pa llogaritur trafikun e përditshëm.
Kjo rrugë që kalon nëpër qafën e Llogarasë lidh Vlorën dhe Orikumin. Më pas shkon drejt Palasës, Dhërmiut, Jalës dhe Himarës. Praktikisht është arteria kryesore për një pjesë të jugut dhe në sezonin turistik lëvizja e mjeteve ka qenë përherë e vështirë.