BallinaAktualitet“Virgjëria nuk ekziston”/Skerdi Faria: Kanë ardhur vajza të qepen, njëra erdhi me...

“Virgjëria nuk ekziston”/Skerdi Faria: Kanë ardhur vajza të qepen, njëra erdhi me mamanë…

spot_img

Virgjëria nuk ekziston, të paktën jo nga pikëpamja mjekësore-anatomike. Mbi këtë bazë, Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologeve (RCOG), i cili përfaqësohet nga mjekë obstetër dhe gjinekologë britanike, ka publikuar një apel në British Medical Journal për t’i kërkuar qeverisë të ndalojë testet e virgjërisë, vizitat invazive dhe joshkencore, që synojnë verifikimin e himenit

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje “Skype” ishte anestezisti i njohur, Skerdi Faria. Ky i fundit tha se nuk është i çuditur nga ky studim.

“Për fat të mirë që doli një institucion prestigjioz që i vuri vulën edhe nga ana mjekësore. Janë mentalitete të vjetra që kanë rezistuar edhe me kalimin e kohës. Ne kemi bërë edhe të ashtuquajturit qepje, më tepër nga ana humanitare për vajzat që vijnë të dëshpëruara, dy raste. Më ka ardhur një vajzë me mamanë se kishte në plan për tu martuar. Nga zonat rurale”, tha Faria

Ai shtoi se kanë hequr dorë nga kjo procedurë, nga fakti se “një marrëdhënie seksuale për herë të parë nuk jep gjithmonë gjakderdhje”.

Skerdi u shpreh se dy vajzave që kanë shkuar te klinika e tij për t’u qepur, ua kanë shpjeguar se nuk ekziston virgjëria, por mentaliteti është më i fortë.

“Ja kemi shpjeguar por nuk mund të dalim më të fortë se mentaliteti dhe shoqëria. Janë formuar për vite dhe shekuj me këtë mit dhe është e vështirë që të ndryshojë mendim”, tha anestezisti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular