BallinaKronikeSapo kishte dalë nga spitali, 32-vjeçari përplaset me makinën në Berat, transportohet...

Sapo kishte dalë nga spitali, 32-vjeçari përplaset me makinën në Berat, transportohet në spital në gjendje kritike

spot_img

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rreth-rrotullimin në afërsi të Urës së Goricës në Berat. Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se një 32-vjeçar që shpërndan piCa në qytet ka rrëshkitur me motor dhe është përplasur me një makinë që udhëtonte përpara tij në rrugë.

Pas përplasjes,drejtuesi i motorit Erjon Gjeçi,32-vjeç është goditur në asfaltin e rrugës,duke marrë plagë të rënda në kokë e trup. Ai është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 32-vjeçarit paraqitet kritike,për shkak se ai vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga spitali ku kishte kryer një operacion.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugor  ndërkohë që është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij drejtuesi i mjetit tip Volvo,Geri Sulkaj,24-vjeç.

 

 

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia e motorit,që për shkak të lagështirës në rrugë ka rrëshkitur dhe i ka rënë nga prapa furishëm Volvos.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular