BallinaKronikeVdekja e turistëve rusë, gazetari Koka: Në të njëjtën hotel ka gjetur...

Vdekja e turistëve rusë, gazetari Koka: Në të njëjtën hotel ka gjetur vdekjen edhe një turist polak

Gazetari Spartak Koka ka dhënë detaje të reja në lidhje me hotelin ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë. Koka tha se disa muaj më parë, në të njëjtin hotel dhe në të njëjtën SPA ku u gjetën të vdekur familja Burenkova dhe dhëndri i tyre, ka ndërruar jetë edhe një shtetas polak.

Gazetari tha se ekspertiza mjekoligjore për këtë rast përcaktoi arrestin kardiak si shkakun e vdekjes ndërsa shtoi se më pas nga autoritetet ligjzbatuese është vendosur mosfillimi i çështjes.

“Në të njëjtën hotel para dy-tre muajsh ka gjetur vdekjen edhe një shtetas polak 55 vjeç. Në të njëjtën hotel, në të njëjtën SPA. Sipas ekspertizës shkaku i vdekjes për këtë shtetasin polak është vendosur arreti kardiak. Dyshohej fillimisht që të kishte përdorur lëndë narkotike. Raporti mjekoligjor ka përcaktuar arrestin kardiak si shkak të vdekjes së këtij shtetasi. Është dy-tre muaj më parë. E kam të konfirmuar edhe nga Policia e Kavajës, edhe nga Prokuroria e Kavajës dhe është vendosur mosfillim i çështjes. Tani, kjo është për t’ju dhënë informacion, ndoshta për ta plotësuar background-in e ngjarjeve në të njëjtin vend”, tha gazetari Koka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular