BallinaAktualitetBasha nga Berati: Kurrë me pazar. Aktin kriminal të Ramës më 30...

Basha nga Berati: Kurrë me pazar. Aktin kriminal të Ramës më 30 qershor do ta ndalim me çdo çmim!

Kreu i PD Lulzim Basha nga Berati dje deklaroi se kurrë nuk do të ketë më pazar me Edi Ramen dhe se largimi i tij është i panegociueshëm “Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal të Ramës dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim!”- tha Basha
Pjese nga fjala e Bashes
Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Këtu nga kjo sallë, 4 muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar dhe do ti bindej sovranit për të djegur mandatet. Kjo ndodhi!
Këtu nga kjo sallë ju them sonte: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi i tij është i panegociueshëm për ti hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira.
Kam një paralajmërim të qartë për atë që bëhet gati të konsumojë veprën penale të grushtit të shtetit dhe tradhtisë së atdheut, duke zëvendësuar zgjedhjet e lira me një proces të korruptuar ligjor dhe të inkriminuar politikisht.
Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri dhe demokraci.
Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim! Nuk e dorëzojmë Kushtetutën, nuk e dorëzojmë demokracinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular