BallinaEkonomiKriza/Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Sipërmarrësit e huaj po tërheqin paratë nga...

Kriza/Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Sipërmarrësit e huaj po tërheqin paratë nga bankat

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford paralajmëron se nëse kriza politike nuk do të zgjidhet shpejt, investitorët e huaj do të largohen nga vendi. Në emisionin ‘Argument’ në Scan TV, ai nënvizoi se sipërmarrësit po tërheqin të ardhurat, dhe po shkojnë në tregje edhe me të vogla se Shqipërinë, siç është Mali i Zi apo Kosova.

“Ka edhe disa investime që kanë bërë, ata janë me të vërtetë të shqetësuar. Tani ata po mendojnë a ta marrin dividendin, sepse është ulur pak dividendi dhe të investojnë jashtë ose në rajon. A do të ndryshojë dividendi? Pra a do të jetë në ardhmen ai më i lartë. Kështu që askush nuk është më i sigurte ta thotë këtë. Por nëse ka një nxitim nga ana e tyre që janë shkaktuar nga problemet e politikës, është ky nxitim për të marrë dividendin dhe ta investojnë diku tjetër. Kështu që disa nga ata (investitorët) janë duke investuar edhe në Mal të Zi, edhe në Kosovë”, deklaroi kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford. Gjithashtu, ai shtoi se sektori qe do te preket nga ngerçi politik eshte turizmi: “Të huajt nuk presin dot derisa të qetësohet situata në të cilën ndodhet Shqipëria, as turistët por dhe as investitorët e huaj!’’- është shprehur kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular