Një grua rreth 40 vjeçe është ngujuar prej ditës së djeshme në banesën e saj në afërsi të komisariatit 4 në Tiranë.
Forca të shumta policie po negociojnë me të ngujuarën për të cilin nuk dihen arsyet e marrjes së një vendimi të tillë.
Komshinjtë tregojnë për Fax News se e ngujuara ka kërcënuar edhe fëmijët e pallatit me thikë, ndërkohë që u kërkon uniformave blu që të largohen e ta lënë të qetë.
Gruaja mësohet se ka dy vite që ka blerë hyrjen aty, ku jeton bashkë me nënën e saj.