Ka nisur në këto momente protesta e paralajmëruar e studentëve. Një grup studentësh janë mbledhur përpara ministrisë së Arsimit.
Ashtu si në protestat e para edhe sot, studentët bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa nuk kanë munguar edhe goditjet e godinës së ministrisë, ku edhe janë thyer xhamat. Po ashtu të rinjtë kanë hedhur edhe tymuese, ndërsa në formë simbolike janë ndezur një grumbull me letra.
Studentët paralajmëruan nisjen e protestës pasi sipas tyre nuk janë plotësuar kërkesat. Ndërkohë, ndryshe nga protestat e mëparshme, duket se kjo e sotmja është e tensionuar.