BallinaKronikeTronditëse në Kamëz/ U rrah brutalisht nga babai, 6-vjeçarja në gjendje të...

Tronditëse në Kamëz/ U rrah brutalisht nga babai, 6-vjeçarja në gjendje të rëndë për jetën. Dyshohet për abuzim seksual

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një 27-vjeçar është arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Policia përmes një komunikate zyrtare bëri me dije se 27-vjeçari ka udhtruar dhunë ndaj vajzës së tij 6-vjeçare. Ndërkohë që, burime për News 24, bëjnë me dije se fëmija ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

6-vjeçarja po i nënshtrohet kontrolleve mjeko-ligjore, pasi dyshohet se mund të ketë pasur dhe abuzim seksual.

Denoncimi në polici është bërë nga nëna e vajzës, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular