BallinaAktualitetGjenerali që drejtoi sulmet e NATO-s në Serbi: Milosheviç, si një lider...

Gjenerali që drejtoi sulmet e NATO-s në Serbi: Milosheviç, si një lider i mafies

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka qenë me një intervistë i pranishëm në emisionin “Opinion”. Drejtues i forcave të NATO-s gjatë bombardimeve në Serbi, Clark ka qenë dhe mbetët pa dyshim një emër i rëndësishëm i atyre ditëve.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me karakterin e Milosheviçit, gjenerali e cilësoi atë si një gangster, lider i mafies.

Pjesë nga intervista

-F.

Emri juaj është shumë i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si komandant i NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

Para luftës me Milosheviçin, keni pasur shumë takime. Si ishte ai njeri?

-K.

Ishte si një gangster, si lider i mafies. I manipulonte dhe i detyronte njerëzit të bënin gjëra, pa folur fare. “S’po them ta vrasësh. Bëj atë që

është e nevojshme”. Dhe faji u mbetej atyre.

-F. E kishte frikë ushtrinë amerikane?

-K. Po, e kishte.

-F. Por rezistoi deri në fund. Kujtonte se NATO-ja s’do ta bombardonte kurrë Jugosllavinë.

-K. Mendoj se është e vërtetë dhe po ashtu besonte, ndoshta ia kanë thënë edhe rusët që edhe nëse NATO-ja bombardon, zgjat dy a tri ditë.

-K.

Mendoi se pas një a dy ditësh mund t’ia mbushte mendjen ndonjë shteti në NATO të hiqte dorë nga fushata. Besonte se Kosova ishte më e rëndësishme për të sesa për NATO-n. Pse po i intereson Spanjës Kosova? S’e dinë as se ku është.

-F. Pse Franca për shembull? Ishte çudi a mrekulli si u bashkuat të gjitha vendet e NATO-s gjatë fushatës. Patët probleme?

-K. E dinim se uniteti ishte gjithçka. Uniteti i NATO-s ishte më i rëndësishëm se çdo objektiv.  S’doni ta bombardojmë këtë, s’ka problem. Së pari, ruajtëm unitetin. S’ishte thjesht fushatë ushtarake ku një objektiv i dhënë duhet të shkatërrohet brenda 48 orëve e zëmë. Jo, s’kishte trupa tokësore. Ne u përpoqëm të përdornim forcën për t’i dhënë pushtet diplomacisë, të bindnim Milosheviçin se kjo gjë s’do të vazhdonte përgjithmonë dhe ai nuk mund të fitonte kurrë. Sapo ai ta kuptonte, e dinte se duhej të dorëzohej.

-F. Pra, luftë e ndërthurur me diplomaci. E menduat që në fillim se fushata do të zgjaste 3 muaj e disa ditë, aq gjatë?

-K. Në fillim disa kombe besuan se Milosheviçi do të dorëzohej që në bombardimet e para, por…

Nuk dihej asgjë. I telefonova gjeneral Ojdeniç, shefit ushtarak serb pas natës së parë të bombardimeve. I thashë se doja vetëm të flisja me të, ta kuptonte se bombardimet do të vazhdonin, prandaj duhet të dorëzoheshin. Ma mbylli telefonin, sigurisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular