Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg, 42-vjeçarin Mikel (Gjovalin) Alia.
Ai u shpall fajtor për akuzën e vrasjes në bashkëpunim, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijerisë, Eri Zefi, i cili u ekzekutua me armë.
Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Aline me 32-vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar iu ul 1/ 3 e dënimit.
Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.