BallinaKryesoreMbështetje Kuvendit Kombëtar? ! Reagon Naim Hasani: S'ka deklaratë. Mbetem i palëkundur...

Mbështetje Kuvendit Kombëtar? ! Reagon Naim Hasani: S’ka deklaratë. Mbetem i palëkundur për PD të bashkuar

spot_img

Nga Naim Hasani

Te dashur miq,
Ka dite qe ne disa faqe te Facebook po qarkullon nje e ashtequajtur deklarate e deges se Partise Demokratike ne Britani ne lidhje me zhvillimet e fundit ne PD pas shpalljes te Liberit istorik non-grata nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Deshiroj te sqaroj opinionin publik qe kjo deklarate padyshim eshte bere pa dijenine time.
Ne pozicionin e kryetarit legitim te deges se PD ne Britani, i zgjedhur ne kete pozite nga vota e lire dhe transparente e demokratëve, dua te bej me dije se nje deklarate e tille eshte personale, tendencioze dhe pa miratumin dhe dijenine time dhe te pjeses me te madhe te kryesise pas konsultimve qe kam bere sot dhe dhe me ta individualisht. Si e tille nuk ka asnje vlere ligjor.
Fillimisht nuk kam reaguar ndaj kesaj deklarate duke pare situaten ne te cilen ndodhet PD. Duke pare se kjo e ashtequajtur deklarate po qarkullon edhe ne disa media, dua ta bej te qarte se pozicioni zyrtar I deges se Partise Demokratike ne Britani eshte per nje PD te forte, demokratike dhe te gatshme per tu perballur me cdo situate e sacrifice per tju sjedhur shqiptarëve ndryshimin e shume pritur.
Ne jemi per nje bashkim te gjithe faktorëve dhe forcave demokratike dhe jo per perçarje dhe interesa personale.
Ne poziten e kryetarit te PD ne Britani mbeshtes mendimin e lire dhe demokratik dhe debatet e brendeshme qe nuk ndjedhin perçarje por bashkim pa interesa personale, per nje te adhme me te mire, per nje Shqiperi si gjithe Europa .
Pozicioni im ka qene dhe mbetet i palekundur ne sherbim te PD te bashkuar mbi palët dhe per Shqiperine dhe shqiptarët e ndershēm.
Cdo perpjekje per te keqperdorur ose keqinterpretuar poziten time personale dhe ligjore eshte e papranueshme dhe ne kundershtim te normave demokratike qe perfaqeson Partia Demokratike, une dhe sidomos komuniteti shqiptar qe jeton ne Britani.
Çdo presion per tju bashkuar njerit apo tjetrit grupim eshte I papranueshem dhe I destinuar te deshtoje.
Ftoj te gjithe demokratët ne Shqiperi e kudo qe jane qe te reflektojne ndaj situates se krijuar ne opoziten shqiptare dhe te perqendrojne te gjithe energjite dhe alternativat demokratike per rrezimin sa me pare me voten e lire e te patjetersueshme te rregjimit shkatrrimtar te Rilindjes.
Pergjegjesia per humbjen e zgjedhjeve te 25 Prillit eshte e te gjithe neve dhe secili nga neve duhet padyshim te reflekrojme dhe te bashkohemi per ti shkurtuar ditet rregjimit te instaluar ne Shqiperi.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise. Poshte komunzmi. Rrofte Shqiperia e lire.
Per Degen e Partise Demokratike ne Britani
Av. Naim Hasani
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular