Policia e Tiranës ka rrethuar zonën përballë Maternitetit të Ri në Tiranë pas një çante të dyshimtë.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se në rrugën “Martin Camaj”, në rrugë, është gjetur një çantë e dyshimtë, e cila po verifikohet nga policia.
Kanë qenë fillimisht banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për çantën e dyshimtë dhe menjëherë forcat e Komisariatit numër 1 kanë shkuar në vend.