FOTO/Sherri për një vajzë! Ky është i riu që u masakrua me thikë në Elbasan

1
211

Ky që shihni në foton e mëposhtme është 28-vjeçari Florenc Kovaçi, I cili u vra me thikë mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Në këtë ngjarje i plagosur mbeti edhe vëllai i tij më i vogël 19-vjeçarit Mikel Kovaçi në Elbasan.

Sherri për një vajzë! Ky është i riu që u masakrua

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri me thika mbrëmjen e të premtes që agravoi në përdorimin e armëve të ftohta çka solli edhe këtë bilanc tragjik.

Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur një djalë 28-vjeçar, ndërsa vëllai i tij i vogël 19-vjeçari Mikel Kovaçi ka mbetur i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është e rëndë.

Zyrtarisht, policia e Elbasanit tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”. Paraprakisht dyshohet se gjithçka erdhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: startnews.news/2021/11/06/foto-sherri-per-nje-vajze-ky-eshte-i-riu-qe-u-masakrua-me-thike-ne-elbasan/ […]

Comments are closed.