Presidenti Meta ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tij të palëkundur, që Shqipëria të mbetet një faktor stabilizues dhe europianizues në rajon dhe të vendosë fr çdo delirimi folklorik që nuk i shërben kontributit të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Meta e bëri këtë deklaratë në Konferencën për ‘Sfidat në Ballkan’ ku qëndrimi i Presidencës ka qenë në unison me atë të partnerëve europianë që janë shprehur kundër idesë për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë të promovuar nga Rama, Thaçi dhe Vuçiç