Lideri historik i PD-së, Sali Berisha po zhvillon ‘Foltoren e rinisë’ ku mijëra të rinj i janë bashkuar në takimin që po zhvillohet tek Akademia e Arteve.
Sipas Berishës, Xhorxh Sorosi është armik i vlerave konservatore në SHBA dhe në Shqipëri.
‘Xhorxh Sorros multimilardieri famëzi nuk është më pak armik i vlerave konservatore në SHBA më pak se në Shqipëri. Ndaj dhe ne e zhvillojmë këtë betejë të fortë, e të sigurtë
Shqipëria do të ketë opozitën më konservatore, më të fortë në botë. Ju bëj thirrje ju të trokisni në çdo zemër të bashkëmoshatarëve tuaj, ti thërrisni atyre të bashkohen me ne, në këtë betejë me ideale të pastra, në vlerat që besojnë në interesat kombëtare për të përmbysur narkoshtetin dhe të për ta kthyer Shqipërinë në vendin më të bukura’,- u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren me rininë’.