BallinaKryesoreSeanca dëgjimore në komision/Edmond Spaho vlerëson Erion Veliajn: Pastrimi i qytetit të...

Seanca dëgjimore në komision/Edmond Spaho vlerëson Erion Veliajn: Pastrimi i qytetit të Tiranës, ka përmirësim të dukshëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj për pastrimin e qytetit të Tiranës

Gjatë seancës dëgjimore me Shoqatën për Autonomi Vendore për “Buxhetin e vitit 2022” në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Spaho u shpreh se pastrimi në Tiranë ka një përmirësim të dukshëm krahasuar me 6 vjet më parë, duke ironizuar në këtë mënyrë Lulzim Bashën, i cili e drejtoi Bashkinë e Tiranës për 4 vite.

“Unë kam një pyetje për z. Veliaj. Paraprakisht, duhet të them që ka një përmirësim pastrimi i qytetit të Tiranës, është i dukshëm, megjithatë desha të dija, a do investojnë kompanitë e pastrimit në teknologji?”, tha Spaho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular