Ish-shefi i policisë në Sarandë ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre”.
Sipas news24, bëhet fjalë për Adrian Nuhën, 64 vjeç, banues në Sarandë.
Nuha ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: A. N, 64 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”.
Shtetasi A. N, ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.