Edy Reja do të shkarkohet nga puna menjëherë pas ndeshjes kundër Andorrës. “Bombën” e ka lëshuar sot në emisionin “Sport News Plus” në News 24 të moderuar nga Daljana Sejdia, ish-portieri i Kombëtares, Blendi Nallbani.
Anglia – “Ne po luanim kundër Anglisë me histori e dëgjoj që kemi lojtarë që luajnë në Serinë A. Janë, por nuk luajë të gjithë. Është Hysaj, Gjimshiti që mungoi dhe është ekzemplar, që është më i sakti, se nuk ke çfarë i thua, Uzuni që luan në kampionatin e vet që nuk është ai kampionat që ka qenë. Të tjerët pastaj nuk kanë lidhje.
Nuk mjafton, ne ngelemi duke thënë që do shkojmë të luajmë, jo ceremonia, jo tolerojnë, ne merremi me llustra, e harrojmë futbollin. Që kur u nis loja pashë presing te topi të dy sulmuesve të tyre, erdhi goli i parë, pastaj i dyti. I thashë djalit në shtëpi “ishalla po e mbajnë se këtu do bëhet hataja”. Pastaj u larguan tifozët dhe vetë anglezët u mërziten, të themi të drejtën.
Broja – Me atë Brojën ishte gabim i madh. E fute në Elbasan të bëri gol; edhe në Hungari të mbajti në lojë. I gjithë stadiumi me Poloninë e kërkoi, e futi pak minuta, 2 raste ai i krijoi. Si ka mundësi që ti e lë jashtë? Ka diçka që nuk shkon se Broja më nxjerr si trajner nga situata, si ka mundësi që nuk e fus? Ma ka thënë dikush diçka? Nuk e do grupi? Pse mo si është kështu!?
Me informacionet që kam unë, janë që ka qenë si kokrra e mollës e ka parë situata atje dhe e kanë çuar në tribunë. Po sikur të luajë këtë javë me ekipin e tij, çfarë do themi ne? Janë marrëveshje federata me klubin anglez që nuk erdhi. Nuk jam për të mbrojtur askënd se nuk i njoh, por të flasim siç është
Reja – Ja çfarë do ndodhë. Edhe po të fitojë me Andorrën 50-0, Reja është i shkarkuar. Dhe mbrapa, kur të iki ai në Romë. lërë firmën që ka hedhur se këto të heqin, mbrapa do të thotë pasi të mbyllen gjerat se më ka thënë ky e ai. Këta t’i nxjerrin të gjithë muhabetet mbrapa. Është vepruar historikisht kështu. Po të them që janë bërë grup bashkë lojtarët kundër Brojës? Se ka ndodhur edhe me ne”, – tha Nallbani.