“Luks nusretësh”/ Basha sulmon sërish oligarkët: 5 persona do marrin 113 milionë euro

0
139

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sërish oligarkët në parlamemt, por ndryshe nga seancat e kaluara, kësaj radhe nuk i përmendi me emra.

Sipas kryedemokratit, qeveria ka harruar të varfrit, ndërsa 5 oligarkë do të marrin 113 milionë euro përmes koncesioneve.

“113 milionë euro për një grusht njerëzish. 5 apo 6 maksimumi. Pesë herë më shumë sesa do shkojnë për pensionet, do t’i marrin oligarkët. Nuk kemi të bëjmë me krizë energjetike, por krizë korrupsioni. PPP-të janë tre herë më shumë se ndihma familjet në nevojë.Qeveria ka hapur thesin për oborrtarët e koncesioneve.

Pavarësisht kësaj këta planifikojnë të shpenzojnë miliona euro për mobilimin e zyrave. Kujdesën për luks “nusretësh” dhe fluturime me charter”, tha Basha në parlament.