BallinaKryesore"Ç’punë kanë Suel Çela, Qifja dhe Doshi me…"Basha -Berishës: Nëse plani është...

“Ç’punë kanë Suel Çela, Qifja dhe Doshi me…”Basha -Berishës: Nëse plani është shantazhi për të sabotuar PD-në në zgjedhje, do të ishte fundi!

spot_img
spot_img

Burime të startnews.al nga PD, bëjnë me dije se gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë, Lulzim Basha i ka dhënë një mesazh Sali Berishës, duke thënë që nëse plani i tij është që t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh, ky do të ishte fundi. 

Po ashtu Basha tha se shpreson që Berisha të mos shkojë deri aty sa të shantazhojë me dëmtim në zgjedhje që PD të mos marrë rezultat përballë Edi Ramës.

Në mbledhjen e Kryesisë nuk kanë munguar diskutimet mes kryedemokratit dhe kreut të Këshillit Kombëtar, ku Basha ka pyetur se çfarë pune kanë Suel Çela dhe “Qifja”, apo Tom Doshi me Kuvendin e PD-së, ndërsa Edi Paloka i ka kërkuar që denoncimet ti çojë në Prokurori.

DISKUTIME

Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Çela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush a shpjegon?

Edi Paloka: Çoji në prokurori kryetar, mos na i trego këtu!

Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD ne konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vëmendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama per t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD?

Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Është një fund realisht i i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë  tij. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi. Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë”!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular