Ne diskutimet në Kryesinë e Partisë Demokratike, në fokus të debateve ka qenë marrëdhënia e partisë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Një tjetër deputet që është rreshtuar kundër Berishës ka qenë Enkelejd Alibeaj, i cili theksoi se dizenjinimi non-grata është vdekje politike. Mes të tjerash ai theksoi se demokratët nuk kanë pse bëjnë sakrifica për Berishën.
“Dizenjinimi non-grata është vdekje politike. Kush se kupton e ka problemin me veten. A ka njeri moral të thotë që nuk ekziston non-grata? Jo s’ka! S’kishte zgjidhje tjetër PD. Pse vetëm demokratët do bëjnë sakrifica për Sali Berishën?! Po Sali Berisha nuk bën dot sakrifica për PD dhe të vazhdonte betejën e vet”, tha Alibeaj.