BallinaKryesoreEndri Hasa: Vendimi që qartësoi dilemat…

Endri Hasa: Vendimi që qartësoi dilemat…

spot_img

Nga Endri Hasa

Ka dy muaj që demokratët në çdo qark të Shqipërisë janë nën presion për tu shprehur për një vendimarrje që nuk lidhet me ta, që nuk e fabrikuan ata, që nuk e dëshironin ata, por që më së shumti cënon interesin dhe bindjet e tyre.
Retorika fyese përtej çdo limiti politik dhe njerëzor brenda familjes tonë politike tentoi këto muaj të turbulloi zemrat dhe mendjet e demokratëve. U sfiduan institucionet e partise përmes vendimarrjeve arbitrare, që për herë të parë mbylli në një kuti të errët, besimin e dhënë nga ata që mendojnë ndryshe në Parti.
Thirrja e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor është një çlirim për çdo demokrat që në këto dy muaj i ka bërë pyetjen vetes “Përse nuk po mblidhemi?”. Të gjithë duhet të jenë krenar që familja jonë politike po zgjedh të jetë e lirë përballë alternativës për tu bunkerizuar përmes një lufte imagjinare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Demokratët do të kenë kohë dhe mundësi përgjatë këtyre javëve deri në 18 dhjetor të kuptojnë qartësinë e vendimeve të lidershipit të Partisë Demokratike deri më sot.
“Mjegulla” do të bie dhe demokratët do të shohin shumë qartë se do të ketë vetëm një Kuvend Kombëtar ✌️sepse ka vetëm një Parti Demokratike
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular