Deputeti dhe drejtuesi politik i qarkut Vlore ne reagim te projektbuxhetit te qeverise per vitin e ardhshem eshte ndalur dhe tek zeri per demshperblimin e ish te perndjekureve politike duke e konsideruar ate minimalist dhe nje fyerje dhe turp per ta. Zoti Leskaj kerkon qe ky fond te 10 fishohet pasi me kete ritem duhen 32 vite qe kjo shtrese se ciles i detyrohet shume shoqerua te marr demshperblimin
Statusi i Bujar Leskajt
Për dëmshpërblimin e ish të Përndjekurve Politikë në Projektbuxhetin 2022 janë menduar 1 (një)miliardë lekë.
Detyrimi i mbetur (sipas Ministrisë së Financave ) prej 32 miliardë lekësh kërkon 32 vjet të tjera!
Kjo është fyerje për ta dhe turp për qeveritarët dhe ne të tjerët. Detyrimi ndaj tyre është kushtetues, ligjor dhe moral!
Kjo shumë duhet të dhjetëfishohet , në buxhetin e vitit 2022 , me qëllim që të zgjidhet në vijim të tre vjetëve. Kemi më së paku 13- vite që mezi kemi shlyer 1/3 e detyrimit që shteti dhe shoqëria i ka shtresës fisnike së ish -të përndjekurve politikë!