Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Gramsh, ku një 68 vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Sporti, ku si pasojë e plagëve të marrë 68 vjeçarja, me iniciale A.I.ka ndërruar jetë në spital.
“Sot, rreth orës 11:45, në lagjen Sporti, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. I., 68 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.