BallinaKryesoreBuxheti, thesi i fryrë për miqtë e rilindjes, i shpuar për Shkodrën...

Buxheti, thesi i fryrë për miqtë e rilindjes, i shpuar për Shkodrën dhe njerëzit në nevojë

spot_img
spot_img
Nga Helidon Bushati

Buxheti, thesi i fryrë për miqtë e rilindjes, i shpuar për Shkodrën dhe njerëzit në nevojë
Buxheti është ai momenti kur çdokush kupton filozofinë e vërtetë të një qeverie, përtej fjalëve.
Sepse është zbatimi në praktikë i planeve të saj.
Sa i përket buxheteve që ka kaluar rilindja në këto vite, në fakt përshkrimet më të sakta kanë ardhur nga fusha e satirës. Karikaturat e Bujar Kapexhiut përshembull e ilustrojnë shpesh kaq me realizëm, se çfarë ndodh me thesin e rilindjes.
Eshtë thesi i rilindjes, sepse në fakt nuk është arka e publikut, arka e qytetarëve, e taksapaguesve, e njerëzve në nevojë.
Edhe për vitin që vjen, nuk ka asnjë ndryshim.
Teksa thesi juaj është fryrë edhe më shumë, duke qënë se keni rritur taksat dhe borxhin, vetëm disa thërrime shkojnë atje ku duhet.
Ky buxhet do të duhej të reflektonte cfilitjen e pjesës më të madhe të shoqërisë nga pandemia, apo nga tërmeti.Nuk e bën, nuk e kujton farë se çfarë ka ndodhur.
Por, ka një lajm të mirë.Po për kë është një lajm i mirë?
Eshtë për klientët e kontratave të majme qeveritare.Për ato PPP-të e famshme.
Për ata ka rritje, ka shtim të pagesave, ka si me thënë bujari nga qeveria.
Buxheti, thesi juaj, nuk adreson thelbin e udhëkryqit ku gjendet vendi, dhe nuk ndihmon aspak në daljen nga kriza.
Ekonomia jonë ka nevojë të nxitet në sektorin prodhues, të slimulohet atje ku e ka potencialin për të pasur rritje.
Ju keni në vizion të favorizoni sektorin parazitar, ata që nuk rropaten, që nuk lodhen, që nuk vuajnë konkurencën, që nuk kanë nevojë të luftojnë për të sjellë ide e inovacion. Sepse, ata, kanë kapur qeverinë nga brirët, janë miqtë tuaj, dhe ju shkon gjithçka grurë.
Bëni mirë të tregoheni të paktën në një moment të ndershëm me publikun.
Të vini këtu e të thoni, kemi sjellë thesin e koncensioneve, e partneriteteve, dhe çfarë të ngelet, është për njerëzit.
Bie në sy lënia totalisht në margjinë, në harresë, e ish të përndjekurve, për të cilët keni partashikuar shuma qeshakare dhe fyese.
Janë menduar vetëm 1 mld lekë për kompensimin e ish-pronareve ose 0,1% e PBB. Shifër krejtesisht e pamjaftueshme për të shkuar drejt zgjidhjes së problemit. Me këtë ritëm duhen edhe 30 vite të tjera për të përfunduar procesin. Pra nuk ka vend për ish të përndjekurit dhe ish-pronarët as në sloganin tuaj, Shqipëria 2030.
Eshtë tashmë një zakon i juaji, që të lini pa vemendjen që meriton, Veriun.
Dhe në këtë buxhet, keni ndërtuar një hartë elektorale të prapranueshme, skandaloze madje.
Këtë keni në mendje, dhe kështu keni vepruar, duke mos parashikuar asnjë investim serioz në infrastrukturë, në ujësjellësa, në masat mbrojtëse ndaj përmbytjeve, apo në turizëm.
Eshtë parashikuar vetëm pagesa e fundit për BayPass e Shkodrës, investim i filluar në vitin 2012 dhe asgjë tjetër. Saga e koncesionit të rrugës Milot-Balldre vazhdon që nga 2018 dhe akoma nuk është hedhur asnjë ‘lopatë” dhe në këtë aks kaq të rëndesishem si për transportin në përgjithesi por edhe për zhvillimin e turizmit në të gjithë zonat veriore të vendit.
Asnjë investim për parandalimin e përmbyjeve në zonën e Nënshkodres. Në media doli lajmi qe Ministrja ka premtuar 38 mln lekë. Kjo jo vetem është e pavertetë pasi në buxhetin e paraqitur nuk është parashikuar por edhe sikur të ishte, është krejtësisht e pamjaftueshme qoftë edhe për një ndërhyrje sado të vogël që të ketë impakt.
Keni caktuar 71 mil euro investime në ujesjellës gjatë vitit 2022. Nga këto, vetëm 1.2 mln euro në Veri dhe vetëm 10 mln lekë për Ujësjellësin e Shkodrës.
Ju keni folur shumë për projektin ambicion të 100 fshatrave, po si ka mundësi që këto mungojnë në Qarkun e Shkodrës, ku keni parashikuar vetëm 5 milionë lekë.
Nëse në Shkodër nuk votojnë rilindjen, si e përktheni ju këtë, në hakmarrje ndaj njerëzve.
Pra ata që zgjedhin ndryshe nga sa ju dëshironi, janë më pak qytetarë, kanë më pak të drejta, kanë më pak dinjitet human, se të tjerët?
Ne në Shkodër, kemi një shprehje; Buxheti juaj është me të ngi me lugë bosh.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular