BallinaKryesoreSulmet ndaj vajzave, nënave dhe grave të PD, Endri Hasa: Kjo sjellje,...

Sulmet ndaj vajzave, nënave dhe grave të PD, Endri Hasa: Kjo sjellje, na risjell mentalitetin komunist të fletrrufeve të linçimit dhe denigrimit të individit

spot_img

Sulmet ndaj vajzave, nënave dhe grave të PD, Endri Hasa: Kjo sjellje, na risjell mentalitetin komunist të fletrrufeve të linçimit dhe denigrimit të individit

Përmes një sulmi të pamoralshëm dhe tërësisht të qëllimshëm prej disa javësh, aktivistet, sekretaret, deputetet dhe nënkryetaret e Partisë Demokratike janë vendosur në shënjestër duke u fyer, linçuar dhe përbaltur si kurrë më parë në historinë e politikës shqiptare.

Dua të shpreh solidaritet të plotë për vajzat, gratë dhe nënat që në një moment kaq delikat për forcën tonë politike krahas betejës me kundërshtarin politik, po përtypin edhe helmin dhe sulmet dixhitale, të cilat kanë një dorë por vijnë përmes emrave të ndryshëm në rrjetet sociale.

Kjo është fryma që po tentojnë të sjellin në PD?

Kjo sjellje nuk ka asgjë demokratike!

Kjo sjellje, na risjell mentalitetin komunist të fletrrufeve të linçimit dhe denigrimit të individit.

Unë, njësoj si ju e di fare mirë se vetëm  demokratë s’mund të jenë as porositësit dhe as ekzekutuesit e këtyre sulmeve.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte në PD.

Ftoj këdo që i thotë vetes demokrat apo demokrate të tregojë respekt për vajzat dhe gratë në të gjitha nivelet e Partisë Demokratike!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular