BallinaKronikeLIVE/ Sot masa për vrasësin e 8-vjecarit në Greçalli, familjarët e vogëlushit...

LIVE/ Sot masa për vrasësin e 8-vjecarit në Greçalli, familjarët e vogëlushit hyjnë me forcë në gjykatë: Duam drejtësi!

spot_img

Jepet sot masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, 38-vjecarin që rrëmbeu, vrau e më pas e groposi në oborrin e banesës së tij, 8 vjeçarin në fshatin Greçalli të Fierit.

Ende pa nisur seanca, janë shënuar incidente në hollin e gjykatës në Fier. Familjarë të 8-vjecarit Mateo kanë hyrë me forcë në ambjentet e gjykatës.

Një e afërme e 8-vjecarit Mateo, i cili u vra në mënyrë makabre nga 38-vjecari Klodian Çalamani, apeloi në ambjentet e jashtme të gjykatës për drejtësi. Ajo kërkoi mbështetjen e të gjithë, ndërsa i apeloi t’i bashkohen në gjykatë.

“I bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen. Të kërkojmë drejtësi për Mateon sot ishte fëmija ynë, nesër mund të jetë dikush tjetër. Të gjithë të vijnë të na mbështesin këtu. “ u shpreh ajo.

 

 

Sakaq në dyert e gjykatës së Fierit janë shtuar edhe forcat e policisë.

Gazetari Ervis Kuçi i cili po ndjek nga afër këtë proces, thote se Çalamani pritet te mberrije ne gjykatë rreth orës 10:30.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular