Një pasuri disa miliona euro është sekuestruar nga llogaritë e gazetares Irene Pivetti dhe konsulentit të tij, Pier Domenico Peirone.
Sipas mediave vendase mësohet se ish kryetari i dhomës është ndër të dyshuarit për pastrim parash dhe mashtrim tatimor , gjatë një hetimi të kryer nga prokurori Giovanni Tariza për një sërë transaksionesh tregtare, në veçanti blerjen dhe shitjen e tre Ferrari Gran Turismo, të cilat do të përdoreshin për të “pastruar rrithen e të ardhurave nga avazioni fiskal”.
Sipas Prokurorisë konstatohet dy krime tatimore, pastrim parash dhe vetëpastrim.
Këto operacione, shkruan prokurori Tarzia, tashmë i kanë “lejuar” ish-kryetarit të Dhomës “të marrë në mënyrë të fshehtë një shumë të konsiderueshme parash , të kaluara më pas në llogari të ndryshme dhe në fund të ripërdorur në veprimtarinë e tij ekonomike”.
Irene Pivetti nuk është një emër i padëgjuar më herët për shqiptarët pasi ajo në vitin 1997 ka sharë shqiptarët duke thënë se “ ti hedhim sërish në det”.