BallinaKryesoreZbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e Lulzim Bashës me krerët e...

Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e Lulzim Bashës me krerët e degëve: Kush dëmton PD, fatin ia ka caktuar statuti, edhe Berishës…

spot_img
spot_img

MARIGLEN KUME/ Pas anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike radhën për të diskutuar me kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me Kuvendin e 18 dhjetorit e kishin kryetarët e PD-së në 71 degët. Për 5 orë, kryedemokrati dhe numri dy i PD-së diskutuan me kryetarët e degëve se përse Kuvendi mblidhet më 18 dhjetor sipas tyre dhe jo më 11 kur është thirrur nga Berisha në mbështetje të 4200 delegatëve.

Sipas kryetarit të PDsë, Sali Berisha kërkon që ta përdor PD-në si mburojë për t’u përballur me vendimin e SHBA-së. Në funksion të kësaj tha Basha sipas burimeve, Berisha nuk njeh më asnjë institucion të PD-së. Por, kreu i PD-së është hasur në kundërshtimin e 5 kryetarëve të degëve që ishin të pranishëm, atij të Vlorës, Devollit, Paskuqanit, i degës 1 në kryeqytet dhe të kryetarit të PDsë në Fushë-Krujë.

Sipas tyre, shumica ka vendosur 11 dhjetorin dhe çdo vendim pas dorëzimit të firmave është i kotë. Por, kreu i PD-së i ka paralajmëruar se do të zbatojë statutin e PDsë për cilindo që shkel vendimin e Kryesisë se do merren masa për cilindo që shkel nenin 27 të statutit.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE SELINE E PD

Lulzim Basha: Rama është kundërshtari ynë i përbashkët, pavarësisht çfarë mendojmë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri-tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave të tij, që po bëjnë gjithçka që beteja mes nesh të çojë në një ndarje të partisë. Ju jeni dëshmitarë të kësaj. Kjo histori e përdorimit të demokratëve si mburojë e interesave personale të kujtdo merr fund njëherë e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha?

Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti. Ai nuk njeh asnjë strukturë të partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara. Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë s’e njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me çfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD-ja.

Genc Deromemaj, kryetar i PD-së në Vlorë: Ky Kuvend tashmë është zgjidhur dhe vendimin e kanë marrë delegatët me të drejtë vote në gjithë Shqipërinë. Diskutimet e tjera nuk kanë vlerë. Kjo se vendimi i delegatëve prevalon mbi çdo lloj strukture tjetër organizative në PD. Nuk jemi kërcënuar. Unë do shkoj në Kuvendin e thirrur nga delegatët, që punojnë në degët tona.

Lulzim Basha: Do të bëjë Sali Berisha miting më 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD-së. Por, veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike te PD-ja, e kanë përgjigjen në statut. Dhe do ta zbatoj statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët.

Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë “non grata”. Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike. Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti “non grata”. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu.

Genc Deromemaj: Më 11 dhjetor, delegatët me vullnet të lirë kanë thirrur Kuvendin Kombëtar. Çdo vendim ndryshe i marrë pas depozitimit të firmave është i kotë. Shumica është thelbi i demokracisë dhe i Partisë Demokratike.

Anton Pjetërnikaj, kryetar i PD-së në degën Paskuqan: Kemi dy orë këtu që interpretojmë statutin e Partisë Demokratik. Por, statuti nuk i ka gjërat fikse. Ai mund të interpretohet dhe ti po e interpreton sipas vullnetit tënd. Nëse e gjykojmë situatën që kemi arritur këtu, atëherë ke qenë ti i pari që ke shkelur statutin me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës. Nuk ke mbledhur as Kuvendin, as Këshillin Kombëtar, as Kryesinë e Partisë për të marrë vendimin për përjashtimin nga Grupi Parlamentar i PD-së apo pezullimin siç e quani ju.

Lulzim Basha: Për raste të ngjashme, ka vendim me firmë dhe vulë të Sali Berishës. Për raste të tilla aplikohet përjashtimi nga partia dhe nga çdo organizatë e PD-së dhe jo vendim siç mora unë për pezullim.

Anton Pjetërnikaj: Ju jeni në dualizëm me Sali Berishën. De sa i përket çështjes së bunkerizimit. Nëse do perceptimin e bazës, ai që po e bunkerizoni partinë jeni ju. A për hallin tuaj personal apo ndonjë gjë tjetër, këtë do e shohim. Ndërkohë sa i përket mbledhjes së kuvendit që keni thirrur ju. Nuk e kemi pasur në asnjë Kuvend rendin e ditës për përjashtim. Por, ju keni vullnetin ta sqaroni këtë. Unë di të them se kam marr pjesë në foltoren e Kamzës deh aty janë firmosur formularët dhe e kam firmosur edhe unë. Aty është shumica dërrmuese dhe unë i bindem shumicës. Do marr pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Lulzim Basha: Më 11 dhjetor, Berisha bën miting jo Kuvend.

Anton Pjetërnikaj: Ky është mendimi juaj.

Mirlinda Çollaku Kryetare e degës 2 Tiranë: Që në fillim dua të informoj kolegët se edhe Gaz Demi ka plotësuar formularë për PD-në. Ish-zyrtarë të PD i kanë shkuar demokratëve për t’u kujtuar nderet, bukën që të firmosin. Edhe sikur formularët t’i hapim, ata formularë nuk kanë as datë as orë, siç janë rregullat. Këto i ka përcaktuar vetëm zoti Berisha një ditë të bukur, pa pyetur njeri. Sado respekt kam, nuk mund ta përcaktojë një person kushdo qoftë. Ne kemi institucione dhe Kryesia vendosi që Kuvendi të jetë në 18 dhjetor.

Deri në 9 shtator kemi dëgjuar nga zoti Berisha sa lider me shkëlqim ishte Basha. Pas 9 shtatorit, gjithçka ndryshoi, sepse u mor vendimi jo në interes personal të zotit Berisha, por ne interes të demokratëve. Më pas, debate të ashpra në fund të mbledhjes ka pasur mes kryetarëve të degëve që janë pro 11 dhjetorit dhe 18 dhjetorit, por sipas burimeve brenda mbledhjes ishte kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili ka ndërhyrë duke i kërkuar që të pushojnë pasi mbledhjen e drejtonte ai dhe nuk mund të lejonte askënd që të replikonte me njëri-tjetrin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular