Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Greqi.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, mbrëmjen e së enjtes, më 18 nëntor, një tërmet me magnitudë 4 goditi Igumenicën në orën 23:00 me orën lokale.
Epiqendra e tërmetit ishte 24 km në lindje-verilindje të Igumenicës.
Thellësia e tërmetit është vlerësuar në 11.5 km. Nuk raportohet për dëme.