BallinaKryesore“Drama më e madhe”, Flamur Hoxha: Ndryshimet fiskale frenojnë investimet, sjellin 45...

“Drama më e madhe”, Flamur Hoxha: Ndryshimet fiskale frenojnë investimet, sjellin 45 mln euro në buxhet

spot_img
spot_img

Ndryshimet në paketën fiskale sipas deputetit të PD Flamur Hoxha do të sjellin 45 milionë euro të ardhura në buxhetin e shtetit. I ftuar në Radarin Informativ me Jonida Shehun në ABC, Hoxha tha se sipërmarrësit nuk janë pyetur për buxhetin.

Çuditërisht, ndjej një keqardhje dhe faj vetë unë si deputet që kolegët e mi apo sipërmarrjet shqiptare s’janë pyetur s’janë marrë në konsideratë kërkesat e tyre. Jemi në një shfaqje kur ata ngrenë shqetësimet, ne i përkrahim, por ndiejmë një imponim nga ana e qeverisë, nuk të lë shkas që argumentet e të cilëve janë për të mirën e sipërmarrjes… Ne ndodhemi sot në vitin e 2 të një krize pandemia dhe të gjitha këto ndryshime do sjellin 45 milionë euro në buxhet”.

Hoxha tha se ndryshime fiskale kanë qenë një shqetësim për biznesin sepse ndodhin shpesh në vendin tonë. Këto ndryshime të shpeshta ai shtoi se sjellin frenim të investimit dhe paqëndrueshmëri në treg.

“Ne ende si japim rëndësi prodhimit vendas punësimit në prodhimin vendas dhe eksportet. Ndryshimet fiskale kanë qenë shqetësim i biznesit sepse ndodhin shpesh. Kjo është një nga dramat më të mëdha në Shqipëri, këto ndryshime të shpeshta sjellin frenim të investimit, paqëndrueshmëri në treg. Në këto vite Shqipëria është zbrazur, shumë janë larguar e po largohen… Ne duam ti frenojmë ata që janë dhe kanë aktivitet në Shqipëri, siç bëjnë Kosova dhe Maqedonia  e Veriut”.

Duke nënvizuar se PD kishte një program shumë konkurrues në rajon për sipërmarrjes sipas deputetit propozimet e saj për paketën fiskale s’u morën parasysh nga qeveria.

“Ne nuk patëm mundësi si PD për shumë gjëra, duke qenë se nuk erdhën në pushtet, kishim një program shumë konkurues në rajon për sipërmarrjen. Pse jam pjesë e politikës, sepse kam dashur të kontribuoj në PD dhe të jap një kontribut të bëjmë lidhje politikë biznes. Fatkeqësisht s’kemi pasur lidhje të ndershme politikë biznes. Unë bëj pjesë te ata sipërmarrës që skam marrë asnjë cent nga politika”, tha ai.

Në paketën fiskale 2022 priten 3 ndryshime të taksave me efekt në rritjen e kostos për industrinë e përpunimit të qumështit. Në paketën e re fiskale që iu është dërguar për konsultim grupeve të interesit qeveria parashikon heqjen e TVSH-së të rimbursueshme për blerjet nga 6% që është aktualisht, vendosjen e taksës 100 lekë për kilogram për qumështin pluhur të importit dhe përjashtimin nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që është aktualisht. be.k/abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular