Deputeti i PD-së Flamur Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” se Sali Berisha është njeriu që ka në dorë çelësin për të zgjidhur krizën e thellë brenda Partisë Demokratike që ndodhet përballë dy kuvendeve në muajin e themelimit.
“Unë mendoj se ka një parti dhe një Kuvend sikur u demonstrua në Kryesi. PD bashkohet nga qëndrimi me dinjitet. Duke toleruar nga vetja dhe duke qenë përgjegjës për atë që mund të ndodhë
PD është parti e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë dhe në këtë rast mendoj që i vetmi, unë mund të jap edhe mandatin që kjo situatë të përmirësohet….
PD do të dalë më e fortë dhe personi që e ka në dorë, që ka qenë kryesor është lideri historik Sali Berisha. Ai mund të gjejë çelësin që PD të dalë më e fuqishme dhe më e fortë” tha ai.
Pyetjen për të zgjedhur mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, deputeti demokrat e cilëson fyerje.
“Unë pyetjen Basha apo Berisha e quaj fyerje. Qoftë Berisha apo Basha do të kishin mbajtur këtë qëndrim që kam unë sot” tha ai.
Por si i vlerëson ai qëndrimet e Lulzim Bashës? “Basha është në institucionin e PD-së dhe ka mbajtur qëndrimin që cdo lider do ta mbante” përfundoi Flamur Hoxha./