BallinaKryesoreShiti gjak për bukë: Këngëtarja e njohur e pranon se jeta e...

Shiti gjak për bukë: Këngëtarja e njohur e pranon se jeta e saj ishte e vështirë

spot_img
spot_img

Sot, këngëtarja Nicole Scherzinger, mban titullin e një prej femrave më seksi në botë, por për të arritur këtu, ajo ka kaluar nëpër shumë vështirësi.

Nicole e cila fitoi famë si pjesë e grupit “The Pussycat Dolls”, ka rrëfyer se është rritur në kushte jashtëzakonisht të vështira.

Ajo u rrit në mënyrë shumë modeste dhe ka pranuar se ka bërë punë të ndryshme “për një dollar”, por ajo që ka tronditur më shumë është se ajo ka shitur gjak për të blerë ushqim.

Prindërit e saj nuk kanë qenë në gjendje që të fitonin shumë, prandaj ajo dikur ka kënduar nëpër restaurante të ndryshme, ndërsa ka shitur edhe petulla me ujë

“Kam qenë e varfër kur kam studiuar. Kam shitur gjak për pak para”, ka theksuar ajo, ndërsa ka shtuar se ajo është rritur në një shtëpi plot dashuri.

“Unë e dua shumë familjen time, por kurrë nuk kam pasur dikë që të blinte një makinë, të më paguante orët e këndimit ose kërcimit. Me pak fjalë, punoja dhe fitoja vetë për të gjitha”, tha ajo.

Tashmë edhe një gjyqtar i njohur në një kompeticion të njohur muzikor nuk e ka “zakonin” të llastohet.
Ajo gjithnjë ka një plan B, që e përdor me zgjuarsi për “perandorinë” e saj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular