BallinaAktualitetLetra e III e Ramës për Bashën, Vasili: Gjynah që shkruan kaq...

Letra e III e Ramës për Bashën, Vasili: Gjynah që shkruan kaq keq

spot_img
spot_img

Pas letrës së tretë publike që kryeministri Edi Rama i dërgoi sot kreu të PD-së Lulzim Bashës, ku e fton për dialog pa kushte, ka ardhur edhe reagimi i shpejtë nga radhët e LSI-së. Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thekson se kryeministri i shkruan çdo ditë nga një letër vetes, ndërsa pohon se së paku ai duhet të shkruajë tre letra në ditë ashtu siç merren edhe ilaçet nga mëngjesi deri në darkë.

Postimi i Petrit Vasilit:
Edi Rames s’ka kush ti shkruaje!! Edi Rama i shkruan perdite nga nje leter vetes. Gjynah vertet,qe shkruan kaq pak.Nje leter ne dite s”eshte asgje. Se paku tre letra ne dite duhet te shkruaje,se pergjithasisht keshtu merren edhe ilaçet ne mengjez ne dreke dhe ne darke. Por tharja e rrenjeve te mendimit ka bere qe edhe korteksi i trurit ti thahet,ndaj per nje tru te thare e te atrofizuar edhe nje leter ne dite nuk eshte pak bile eshte shume… Ndonje truthare me keq se ai vete i ka thene me shume dashuri “shkruaji nga nje leter perdite shefo”.

Dhe Edi e ben,se ju kam thene kaq here qe ai ben cfare i thone se vete nuk mendon. Dhe ata vazhdojne ta tallin….e tallin keq….e tallin rende. Asnje nuk i pergjigjet,asnje nuk harxhon asnje sekonde kohe me të,asnje nuk i hedh veshtrimin,e konsiderojne “te vdekurin, qe ecën”!! Dhe ne fund mbetet vetem që….Edi Rames s’ka kush ti shkruajë!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular