Barcelona ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në derbi përballë Espanyol në kuadër të javës së 13 të La Ligas.
Kjo ishte ndeshja e parë për Xavin si trajner i katalanasve, i cili ka bërë një nisje të mbarë edhe pse fitorja e sotme ishte minimale.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola edhe psë të dyja skuadrat krijuan disa raste për gol. E dyta nisi më mirë për miqtë që fituan një penallti në minutën e 48 e cila u kthye në gol nga Depay.
Ky gol do të i vetmi në këtë ndeshje duke përcaktuar kështu fituesin. Në këtë ndeshje mesfushori shqiptar, Keidi Bare nuk u aktivizua për asnjë minut për Espanyol.
Barcelona me këtë fitore ngjitet në vendin e 6 me 20, ndërsa Espanyol në vendin 11 me 17 pikë.