Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike. Mediat britanike shkruajnë se bëhet fjalë për Aldjon Musollari i cili kishte shndërruar një ish-zyre postare në një laborator të sofistikuar 100,000 paund për rritje droge
Ai u arrestua në zonën e Uellsit, ku kishte ngritur edhe plantacionin me kanabis. Siç raportojnë mediat britanike, muret e njësisë tregtare që ishte shndërruar në plantacion kanabisi, ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike dhe kishte dhjetëra llamba për ngrohje, si dhe transformatorë të energjisë elektrike dhe thasë me plehra.