Një 13-vjeçar me iniciale A.S u gjet i vetëvarur në dhomë nga prindërit e tij në Lushnje.
Miqtë e 13-vjeçarit kanë treguar për mediat se i mituri ishte aktiv në rrjetet sociale, dhe po bënte një video në TikTok kur humbi jetën. Ata thanë se ai kishte lidhur një spango në qafë dhe kishte hipur mbi karrige kur u rrëzua dhe humbi jetën.
13-vjeçari ishte aktiv në rrjetet sociale dhe postonte video të ndryshme në llogarinë e tij personale dhe në njërën prej tyre shkruante: Njerëzit largohen kur krijon varësi ndaj tyre. Edhe videot e tjera qe ka postuar i mituri kane mesazhe dhune, vrasje dhe gjak.