Ish-sulmuesi i Interit, Keita Balde ka shënuar ditën e sotme një eurogol të denjë për realizimin e vitit në Serinë A.
Senegalezi ndëshkoi Sasuolon pas 40 minutash lojë duke çuar në rrjetë një goditje të fuqishme me roveshatë, që për portierin vendas ishte e pamundur ta arrinte. Ky ishte goli i barazimit për Kaljarin, pasi vendasit kishin shënuar më herë me Skamakën.
Berardi kaloi sërish në avantazh skuadrën e tij duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh, por Zhoao Pedro vulosi shifrat në 2-2 pas vetëm 4 minutash po me 11-metërsh.
Kaljari mbetet në vendin e fundit me 7 pikë të grumbulluara pas 13 ndeshjesh, ndërsa Sasuolo mbetet në mesin e tabelës me 12 pikë.
PANORAMASPORT.AL