BallinaAktualitet“Grabitësi i shkurtër i Mykonos”! Kush është “XHUXHI” shqiptar që zbrazi vilat...

“Grabitësi i shkurtër i Mykonos”! Kush është “XHUXHI” shqiptar që zbrazi vilat e ishullit GREK

spot_img
spot_img

Policia greke ka arrestuar një shqiptar pjesë e një bande hajdutësh. Ai kërkohej si një nga grabitësit më brutalë që vepronte në Mykonos duke “pushtuar” vilat luksoze. Së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ata nuk hezituan të kërcënojnë pronarët e vilave dhe të marrin gjithçka.

Një nga autorët kishte një tipar që i bënte viktimat ta kujtonin. “Gjatësia e tij ishte 1.60”, thotë një oficer policie që ishte marrë me rastin konkret. Tashmë, “grabitësi i shkurtër i Mykonos” është në duart e organeve të rendit.

Ajo që e “tradhtoi” 26-vjeçarin ishte materiali gjenetik i tij i gjetur në një shishe me ujë dhe i ruajtur në bazën e të dhënave të laboratorëve të mjekësisë ligjore.

Në një nga episodet shqiptari kishte hyrë me armë brenda vilës në Mykonos me bashkëpunëtorët e tij duke neutralizuar çiftin, por ishin pikasur nga vajza. “Grabitësi i shkurtër i Mykonos” së bashku me bashkëpunëtorët e tij u larguan pasi goditën çiftin në fytyrë dhe në shpinë.

Grupi i grabitësve mësohet se është përfshirë edhe në sulme të tjera ndaj banesave luksoze në ishull pasi ka dëshmi të tjera të njerëzve që deklarojnë se “njëri nga grabitësit ishte i shkurtër”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular