- Nga Dr.Henrik Zotaj
Parlamenti ka rene.!!
Parlamenti shqiptar megjithëse ne kushte e fasadës pas djegies se mandateve nga deputetet e PD dhe LSI, vazhdon te qëndrojë ne këmbë me shpresën se nga listat zëvendësuese do te bëheshin 140 deputete. Me mendimin fasade se do te zëvendësoheshin te gjithë deputetet e PD dhe LSI….por, prej javësh kjo shprese socialiste ka rene.. sepse ne qarkun e Kukësit i kane lënë mandatet dy deputete dhe pranoi nga lista e ezauruar e gjitha, vetëm një deputet zëvendësues..
(sistemi propocional rajonal).
Prej disa javësh parlamentit fasade e di se maksimumin matematik te deputeteve fasade qe do te mund te “grumbullonte” ishte 139.. kjo ne rastin me te mire për to sepse lista po shkon drejt fundit dhe me sa duket numri i deputeteve fasade nuk do ti kaloje 130.
Ndërkohë qe kushtetuta jone e thotë qarte se: parlamenti përbëhet nga 140 deputete ne këto kushte parlamenti fasade ka rene dhe qytetareve iu lindin disa pyetje..
Çfarë pritet te ndodhe me parlamentin fasade..!?
Edhe për sa kohe do te vazhdoje ky parlament fasade..!?
Çfarë reagimi prite nga Presidenti i Republikës nga nja parlament fasade me mungese te përhershme deputetesh..!?
A po e mendon Presidenti i Republikës shpërndarjen e këtij parlamenti fasade me me pak se 140 deputete..?
Nga ana tjetër Presidenti, duke qene faktor kyç i unitetit te popullit duhet te ndjeke me rigorozitet datën e zgjedhjeve lokale ku palët po shkojnë me shpejtësi drejt përplasjes, njëra pale kërkon te bëhen ne 30 qershor dhe opozita kërkon shtyrjen e tyre për nja sere faktorësh duke deklaruar se nuk do lejoje te bëhen zgjedhje…zgjedhje te cilat mund te bëhen shkak për përplasje sociale.!!
Çfarë qëndrimi do mbaje presidenti si faktor i unitetit kombëtar.!?
Do te heshte apo do te anulojë datën e zgjedhjeve, për te shmangur propabilisht një përplasje te mundshme sociale mes palëve.!
Dhe me pas, te gjitha palët te shkojnë ne zgjedhje ne një date tjetër, pasi te jete zgjidhur kriza politike ne vend.. Ky duket se është shansi i fundit i nja Presidenti!