BallinaAktualitetBasha: Rama nuk ka dinjitet, ka vetëm etje për kusari

Basha: Rama nuk ka dinjitet, ka vetëm etje për kusari

spot_img
spot_img

Pjese nga fjala e Bashes ne Mat

Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijtën e nderit dhe dinjitetit të Tereza Mayt, apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë. Për pushtetin e tij kriminalizoi parlamentin. Duhet të ishte larguar kur u zbulua se nën urdhrat e tij dhe të yllit të tij Saimir Tahiri Shqipëria u shndërrua në një hambar droge dhe në një bahçe të krimit të organizuar. Duhet të ishte larguar kur ministri tjetër Fatmir Xhafa u kap me skandalin e vëllait të tij që e mbronte, duhet të ishte larguar kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhjeje, nga skandali i OSHEE tek skandali i Unazës së Madhe.
Edi Rama nuk ka as të njëmitën e dinjitetit dhe nderit të asnjë kryeministri në botë. JO, Edi Rama nuk ka nder, nuk ka dinjitet, ka vetëm kusari, etje të babëzitur për pushtet që e shtyn në paktin e tmerrshëm me krimin.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular