BallinaKryesore“Ndërkombëtarët lejuan që PS të shkelte marrëveshjen e 5 qershorit”/ Basha: Kur...

“Ndërkombëtarët lejuan që PS të shkelte marrëveshjen e 5 qershorit”/ Basha: Kur dëgjuam deklaratën e ambasadores amerikane besuam se kishim të drejtë. Ilir Meta shkalloi fushatën elektorale

spot_img
spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha bëri përgjegjës ndërkombëtaret dhe SHBA-në  për shkatërrimin e marrëveshjes së 5 qershorit. I ftuar në “Open”, Basha u shpreh se në momentin që kanë dëgjuar deklaratën e ambasadores Yuri Kim para zgjedhjeve kishin të drejtë të besonin se ishin në rrugën e drejtë.

Sipas Bashës pas kësaj deklarate ndodhën shumë gjëra duke akuzuar sërish presidentin Meta se shkatërroi fushatën elektorale.

“Po kush e lejoi, ata. Pasi dëgjuam deklaratën  “nëse doni kriminelë votoni kriminelë, nëse doni demokracinë, votoni demokracinë”  kishim të drejtë të besonim që kishim të drejtë. Pas kësaj ndodhën shumë gjëra dhe secili duhet të marrë përgjegjësi. Edhe Ilir Meta me një shkallim të fushatës elektorale. Berisha u përpoq ta instrumentalizuar kundërshtarin. Ai u bind se protagonismi i tij prishte punë dhe e falenderoj që e kuptoi”- tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular