BallinaKryesoreKongresmeni kërkoi prova, DASH i përgjigjet për shpalljen e ish-kryeministrit Berisha "Non-Grata"

Kongresmeni kërkoi prova, DASH i përgjigjet për shpalljen e ish-kryeministrit Berisha “Non-Grata”

spot_img
spot_img

Departamenti Amerikan i Shtetit në emër të Antony Blinken i është përgjigjur kongresmenit Lee Zeldin, pasi ky i fundit i kërkoi prova për shpalljen “Non grata” të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Edhe pse nuk ka paraqitur prova konkrete se përse kanë marrë  një vendim të tillë për Berishën në letër thuhet se Departamenti ka ndjekur procedurat e duhura për shpalljen “Non Grata” të Berishës.

Në përgjigjen për kongresmenin, DASH thotë se shkak për shpalljen e Sali Berishës “non grata” është korrupsioni që ka bërë gjatë kohës kur ishte kryeministër, duke përfituar nga pushteti për të pasuruar familjen dhe aleatët e tij.

“Për sa i përket arsyes për emërtimin, përfshirja e z. Berisha në vepra korrupsioni domethënës gjatë kohës që ai ka qenë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në procesin publik, përdorimin e pushtetit për përfitimet personale dhe për të fuqizuar ekonomikisht bashkëpunëtorët e tij politikë si edhe anëtarët e familjes së tij, në kurriz të mbështetjes së popullit shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët përkatës.”- thuhet në letër.

Sipas Blinken deklaratat që bën Berisha tregojnë se ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse.

Letra e plotë e Blinken për kongresmenin Zeldin

Për sa i përket emërtimit publik të z.Berisha, Departamenti mund të konfirmojë që ka ndjekur procedurat e duhura për të vendosur se ai ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës në kohën që ishte zyrtar publik. Kjo përfshin një rishikim të detajuar nga të gjitha palët e interesuara të politikave të Departamentit duke përfshirë edhe zyrën rajonale, si edhe rishikimin nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit.

Për sa i përket arsyes për emërtimin, përfshirja e z. Berisha në vepra korrupsioni domethënës gjatë kohës që ai ka qenë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në procesin publik, përdorimin e pushtetit për përfitimet personale dhe për të fuqizuar ekonomikisht bashkëpunëtorët e tij politikë si edhe anëtarët e familjes së tij, në kurriz të mbështetjes së popullit shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët përkatës.

Për më tepër, Sekretari theksoi, deklaratat retorike të z.Berisha tregojnë që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse.

Siç mund ta dini dhe ju, disa nga aktivitetet specifike të korrupsionit të z.Berisha janë publikuar gjerësisht në mediat vendase shqiptare si edhe ato ndërkombëtare, si edhe në burimet mediatike investigative të besueshme. Ora News

Kongresmeni kërkoi prova, DASH i përgjigjet për shpalljen e

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpall “Non Grata” më 19 maj 2021. Ndërkohë Berisha në lidhje më këtë ka paditur Blinken në Gjykatën e Parisit për shpifje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular